Me anë të një deklarate për mediat, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se jep 3 milionë lekë për informacione që do të çonin në identifikimin e autorëve të atentatit në Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, mësohet se mbrëmjes e së dielës drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës, Durrësit dhe Policisë Kriminale.