Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar për sulmin terrorist në Moskë. Sipas autoriteteve ruse 4 prej tyre morën pjesë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në vendin e koncertit “Crocus”, ku mbetën të vdekur mbi 90 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Për arrestimin e terroristëve, kreu i shërbimit inteligjent rus, Aleksandër Bortnikov, tha se ka informuar presidentin rus Vladimir Putinin.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, nëpërmjet një postimi në Telegram, në të cilin grupi pretendonte se personat e armatosur kishin arritur të arratiseshin më pas.

Sipas zyrtarëve rusë pesë fëmijë ishin në mesin e viktimave të sulmit, në të cilin sulmuesit me sa duket shpërthyen gjithashtu eksploziv. Të paktën dy shpërthime ndodhën në sallën e koncerteve të premten në mbrëmje në Rusi.

/abcnews.al/