ër dy targa Gjermane të mara në një servis në Gjermani dhe më pas në vitin 2020 janë futur në Shqipëri përmes pikës së Morinës në Kosovë, gjykata e Tiranës ka dënuar me një vendim maksimal prej 5 vitesh, Nikoll Shërnikun.

Vendimi është marë nga gjyqtarja Enkeleda Dalipi, e cila mesditën e sotme deklaroi fajtor dhe dënoi për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, Nikoll Shernikun.

Gjatë dhënies së vendimitm gjyqtarja Dalipi injoroi kërkesën e prokurorit Ardian Dyrmishi, i cili gjatë leximit të pretencës kërkoi dënimin e Shërnikut me 3 vite burgim.

Por për shkak se i arrestuari kishte hyre në këtë proces me gjykim të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkoi dënimin e Shërnikut me 2 vjet burgim.

Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjorë të Nikoll Shërnikut, kërkuan para gjykatës deklarimin e pafajshëm të arrestuarit, pasi sipas tij në periudhën kur janë marë targat në Gjermani, Shërniku ka qënë në burg.

Njëhërësh edhe kur është kryer krimi i rëndë në Tiranë, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, Nikoll Shërniku ka qënë në burg për një ngjarje tjetër të ndodhur në Lezhë.

Por kjo masë dënimi me dy vite burgim e kërkuar nga përfaqësuesi i akuzës dhe pafajësia e kërkuar nga mbrojtësit, nuk është marë në konsideratë nga gjyqtarja Enkeleda Dalipi, e cila ka vendosur të dënojë maksimalisht Shërnikun me 5 vite burgim.

Sherniku, njihet në Lezhë si mik i Ervis dhe Briland Martinaj, njëri i zhdukur pa gjurmë dhe tjetri i vrarë tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Por arrestimi i tij ka ndodhur në muajin qershor 2023, pasi sipas prokurorisë së Tiranës, ai kishte sjellë në vitin 2020 dy targa Gjermane, të cilat në muajin Mars 2023, u përdorën në një automjet tip BMË, nga u qëllua me armë në rrugën Don Bosko e për pasojë mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P.

Autorët e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Tiranës, sot e kësaj dite nuk janë identifikuar dhe arrestuar.

Ndërsa Drejtësia ka arrestuar vetëm Nikoll Shërnikun, i cili i kishte sjellë targat nga Gjermania në Shqipëri, 3 vite përpara se të ndodhte krimi i rëndë.

Pritet që në vijim ky vendim të Apelohet nga Nikoll Shërniku, i cili thotë se ka qënë në burg kur ka ndodhur vrasja në zonën e “Don Boskos”.