Masakra në Moskë ka tronditur të gjithë botën, ndërsa janë arrestuar 4 persona për sulmin terrorist me 133 të vrarë. Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët rusë, një nga terroristët ka rrëfyer se e ka qëlluar për para.
“Çfarë po bënit në Crocus?” e pyet një burrë nga njësitë speciale.
“Unë qëllova”, përgjigjet burri. “Kë qëllove?” e pyet oficeri. “Njerëzit,” thotë terroristi.
“Pse e bëre?” e pyet sërish ai.
“Për para,” rrëfen një nga autorët me zë të ulët.
Në një video të postuar në Telegram, i arrestuari i cili është 26 vjeç, ka pranuar të marrë pjesë në sulm pasi ishte rekrutuar një muaj më parë duke marrë rreth 5 mijë euro.
ISIS ka marrë edhe një herë përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se sulmi është kryer nga katër “luftëtarë” të tij, fotot e të cilëve i ka publikuar.
Sulmi vjen në kontekstin e një lufte midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin, por gjithçka mbetet ende një mister.
/abcnews.al