Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për fillimin e masave kufizuese që e kanë çuar Shqipërinë tashmë në një orë policore gjatë natës 22:00- 06:00.

Basha thotë se kur merren masa, dhe nuk i dilet, atëhere merren masa shtesë, por kur lëshohet pa frena atëhere përgjegjësinë e ka vetëm Edi Rama.

Për të masat mund të ishin marrë më herë dhe jo kufizuese, por duke bërë testime, trajtime ambulatore, rritje e kapaciteteve spitalore, hapjen e spitaleve COVID-19 apo mbështetjen ndaj mjekëve e infermierëve.

”Nëse unë i mar të gjitha masat dhe nuk ja dal, duhet të marr masa shtesë. Nëse e kam lëshuar situatën pa frena, të jetojë kush të jetojë, të vdesë kush të vdesë përgjegjësinë e mbylljes e ka vetëm kryeministri. Nëse do kishte bërë testime, trajtimet ambulatore, rritjen e kapaciteteve spitalore, hapjen e spitaleve Covid, mbështetjen për mjekët, infermierët.

Ambulancat janë plot, çfarë është kjo tallje. Ka dy zjarre, janë edhe të sëmurët kronikë. Duke qenë se cesura po vepron ndaj profesionistëve, dhe ata mund të mos jenë të gatshëm të dalin bashkë. Të jap unë emrat dhe numrat e profesionistëve të të thonë që sëmundjet infektive dhe kronike në Tiranë janë jashtë loje.
Sipas të dhënave nfa FMN, Shqipëria ka shpenzuar më pak për të mbështetur qytetarët ndaj pandemisë. Po flasim për një sëmundje të vërtetë. Nuk kemi ardhur këtu aksidentalisht, kemi ardhur këtu prej dështimit të Ramës.”- tha Basha.