Enca ka premtuar se 2021 do të jetë viti i saj dhe se do e shijojë në maksimum. Teksa ishte me pushime në Dubai ajo premtoi se do të sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë gjithmonë me pak relaks.

“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, shkroi Enca në një postim në Instagram.

Teksa të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar pasi në foto shfaqet vetëm me shpinë.

Të gjithë ndjekësit nisën menjëherë dyshimet se mashkulli misterioz është pikërisht ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi dhe fansat mendojnë se këngëtarja e ka zgjedhur atë për klipin më të ri muzikor.
Dhe në fakt kështu është e vërteta! Para disa ditësh, fansat e këngëtares kanë publikuar një video, në të cilën Enca shihet duke ecur me një makinë që drejtohet nga Bearti. Gjithashtu rreth e rrotull ata kanë një staf të tërë, i cili duket se po merret me xhirimin e klipit të ri të artistes. Thuhet se këto xhirime po bëhen për këngën “Rakia”, të cilën këngëtarja ka lajmëruar se do e publikojë së shpejti.


Ditën e sotme, dyshimeve të njerëzve u ka dhënë fund Enca, e cila ka publikuar në “Instagram”një foto të Beartit në ambjentet e hotelit. Mesa duket këngëtarja ka bashkluar forcat me ish-konkurrentin e “Për’puthen” për projektin më të ri muzikor dhe nëse ka diçka më shumë mes tyre, kjo mbetet për t’u parë!