TIRANË- Policia e Shtetit shoqëroi në nëntorin e 2022 dy 13-vjeçarë të cilët mashtronin njerëzit në rrjetet sociale. Dy të rinjtë kishin hapur adresa false me emra vajzash, duke postuar foto nudo dhe ftonin djemtë dhe burrat në takime me lekë.

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi që me kalimin e muajve po perfeksionohet gjithmonë e më shumë në Tiranë. Persona të joshur seksualisht nga profilet false shkojnë me besimin se do të kalojnë momente të paharrueshme, por përfundojnë gjithmonë të mashtruar, nga të rinj të cilët u zhvatin shuma të konsiderueshme parash. Por si funksionon një skemë e tillë në praktikë? A mund t’u biem në gjurmë? Shumë thjeshtë

Fillimisht hapëm një adresë false në Instagram dhe nisëm të gjejmë profilet e panumërta të vajzave që ofrojnë trupin e tyre kundrejt parave. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë dhe kupton se prostitucioni, apo mashtrimi ndërmjet prostitucionit është kthyer në mode tashmë.

Adresa e pare që kontaktuam ishte me një emër pikant ‘Hot takime yje’. Nisëm menjëherë të flasim me personazhin misterioz që fshihej pas këtij profili dhe shumë shpejt kaluam në veprA.Vajza me forma bombastike sipas fotos së dërguar, kërkonte 120 euro për 3 orë. Nuk kishte komplekse për shërbimet që ofronte, ishte e hapur ndaj çdo fantazie seksuale, mjaftonte të paguaje dhe të shkoje në shtëpinë e saj.

Na la takim ditën e premte në orën 17:30, në një lagje periferike të Tiranës

Nisemi dhe arrijmë në kohën në vendin e caktuar nga vajza. E reja na udhëzon nëpërmjet një telefonate me video për apartamentin e saj. Personi që fshihet pas këtij profili përdor një trik interesant, sepse e sjell të dërguarin tone 20 minuta në lagje për të kuptuar nëse e shoqëron dikush.

Më në fund, vajza bindet që t’i tregojë vendin se ku jeton. Gjatë rrugës për te pallati na bie në sy një vajzë e brishtë që shoqëron gjithë kohës me sy të dërguarin tone.

Më në fund, bashkëpunëtori ynë arrin në vendin e caktuar. Aty po aq ‘rastësisht’ e njëjta vajzë pret përballë hyrjes së pallatit duke vëzhguar me vëmendje zonën.