Carlos Henrique Raposo, i njohur në botën e futbollit si ‘Kaiser’ për ngjashmërinë e tij të supozuar me Franz Beckenbauer ose “Forrest Gump”, pati një karrierë 13-vjeçare si futbollist profesionist pa luajtur. Ai nuk kishte pothuajse asnjë aftësi me topin.

Gjatë gjithë karrierës së tij ai arriti të mashtrojë Botafogon, Flamengon, Bangu, Fluminense, Vasco da Gama, Amerika, Puebla nga Meksika, El Paso nga Shtetet e Bashkuara dhe Gazélec Ajaccio nga Franca.

“Klubet kanë mashtruar shumë futbollistë. Dikush duhej të hakmerrej për të gjithë ata”, – u justifikua Carlos Kaiser (2 prill 1963). “’Kaiser’ ka qenë një nga figurat më ikonike në futbollin botëror. Ai kishte vetëm një problem: topin”, – kujton Ricardo Rocha, një ish-lojtar i Real Madridit, në “Futbollisti më i madh që nuk ka luajtur kurrë”.

Aventura e tij më e madhe në futboll ishte nënshkrimi me Puebla de México, klub me të cilin kaloi mezi gjashtë muaj, për të marrë më vonë kontrata falë miqve të tij lojtarë (Carlos Alberto Torres, Renato Gaúcho, Ricardo Rocha, Romário, Edmundo ose Gaúcho) si futbollist me Botafogo, Flamengo dhe Fluminense, por pa synuar të luajë; falsifikoi lëndime dhe mungoi shumë seanca stërvitore për të arritur qëllimin e tij.

“Lojtarët e dinin, por ata ishin të gjithë miqtë e mi. Gazetarët (të cilët i pagova për të publikuar raporte) nuk më përndoqën”, – shpjegon vetë ‘Kaiser’ për aftësinë e tij të veçanta për të mos luajtur ndeshje. Në kohën kur ishte më afër të luante, kundër Coritiba, ‘Kaiser’ u përlesh me tifozët dhe u përjashtua para se të hidhej në fushë:

“I kam mashtruar edhe mjekët. Kishte një kohë në ekip që me të vërtetë trajneri donte të luaja, por kisha një shok dentist dhe bëja sikur më dhembte dhëmballa. Presidenti i klubit erdhi tek unë dhe më tha: Ti kurrë nuk luan. Kam raportin mjekësor këtu dhe më në fund e kuptuan se cili ishte problemi im. Ishte një problem dentar. Në fakt ishte një gënjeshtër e pastër.

Në një klub tjetër për të cilin kam luajtur sollën një prift magjik të zi për të kryer ritualet për mua, për të më shëruar nga dëmtimet. Klubi po e paguante mirë, por unë shkova tek ai dhe i thashë: Merr paratë, shok. Asgjë nuk është në rregull me mua. Merrni paratë tuaja dhe mos u mërzitni të bëni gjërat tuaja, sepse kam ndërmend të qëndroj i lënduar për gjithë jetën time”.

‘Kaiser’ e tregoi historinë e tij për filmin dokumentar “Futbollisti më i madh që nuk ka luajtur kurrë futboll”: “Unë jam futbollisti më i mirë që nuk ka luajtur kurrë futboll… Kam fjetur me 1000 femra dhe kam bërë sikur jam i lënduar gjatë gjithë karrierës time”.

Në një intervistë për gazetën “The Sun” në vitin 2018, Carlos ‘Kaiser’ rrëfeu: “Kam qenë në klube nate çdo natë deri në orët e hershme të mëngjesit, nga e hëna në të hënë. Nuk kam qenë kurrë në gjendje të stërvitem ose luaj në mëngjes.

U sigurova që të shihesha me futbollistët më të mirë brazilianë. Vetëm të qenit futbollist më bëri ‘magnet’ për gratë. Unë isha një i varur nga seksi, si Michael Douglas. Unë do të flija të paktën me tri gra në ditë”.