Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me shifrën e publikuar sa i përket numrit të delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin e ditës së sotme. Me anë të statusit të saj ajo iu drejtua me ironi Bashës duke e quajtur “matematicienti im” pasi sipas saj në sallë nuk ishin më shumë se 1700 vetë.
Ndër të tjera ajo shtoi se gjithmonë Bashës i dilnin më shumë delegatë nga sa ishin realisht duke kujtuar edhe vitin 2018.
Reagimi i Plotë nga Jozefina Topalli:
Matematicieni im!
Interesant
Lb i dalin 5004 “delegate” edhe pse ne salle nuk ka me shume se 1700 vete. I bie qe ne nje kolltuk rrijne 3 vete!
Gjithmone i dalin me shume vota se delegate.
Njelloj i dolen edhe ne 2018
Neser do ju tregojme letrat tha LB.
Hhah
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)