Ndërkohë që Komisioni për Organizimin dhe Kontrollit e Operacioneve Elektorale mori vendimin për të shtyrë orarin zyrtar të mbylljes së votimeve, disa prej qarqeve zyrtarisht kanë mbyllur votimet pasi nuk ka më anëtarë jashtë qendrave të votimit.

Konkretisht janë mbyllur votimet 10 minuta pas orarit zyrtar 17:00, në qytetin e Durrësit, Kolonjës, Pogradecit, Kulësit, Tropojës, Hasit dhe Mallakastër.