Nxënësit me aftësi ndryshe do t’i nënshtrohen një provimi mature me një nivel më të ulët vështirësie në krahasim me provimin që japin maturantët e tjerë, nisur nga ky sezon Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një konference posaçërisht për maturën shtetërore.

Gjatë fjalës së saj, Kushi tha se është menduar që nisur nga ky vit të eleminohen edhe fletë-përgjigjet nga testi.

“Këtë vit i kemi kërkuar QSHA dhe së shpejti do të hartojë teste të veçanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të veçantë.

Po ashtu një kërkesë nga maturantët dhe mësuesit është heqja e fletë-përgjigjes se shkaktonte konfuzion edhe te maturantët por ndonjëherë edhe ngatërresa në korrigjime. Fletë-përgjigja nuk do të jetë më dhe rrisim garancinë që cilësia e korrigjimit do të jetë më e lartë”, tha ministrja Kushi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkushievis%2Fvideos%2F514924527448677%2F&show_text=false&width=560&t=0

Po ashtu, ministrja Kushi bëri me dije se maturantët që duan të studiojnë mjekësi, nisur nga viti i i akademik do t’i nënshtron një testi të informatizuar dhe do të kenë mundësi të ankimojnë testin nëse mendojnë se nuk është korrigjuar drejtë.