Pasditen e kësaj të hëne është mbajtur ceremonia mortore e Afrim Bunjakut, policit të Kosovës të vrarë ditën e djeshme në Banjskë nga personat e armatosur.

Bunjaku është përcjellë për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, Samadrexhën e Vushtrrisë.

Te shumtë kanë qenë familjarë dhe qytetarë të Kosovës që morën pjesë në këtë ceremoni.

Mes tyre ishin edhe figura të politikës si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeminstri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, në Samadrexhë shkuan edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani dhe Ministri i Brendshëm.-CNA