Një 41-vjeçar me inicale A.N., banues në fshatin Turan, Korçë, është arrestuar për mbajtjen e një arme zjarri automatik, 6 fishekë dhe municion luftarak në një ambient në pronësi të tij.

Në bazë të kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Posedonte armë zjarri në një ambient në pronësi të tij, vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

(H.H/Faxweb.al)