Kolegjit Zgjedhor ka marrë vendimin për të rrëzuar ankimin e fundit për e zgjedhjeve e 25 prillit, një vendim që e ka marrë për vetëm 30 minuta seancë. Pengesa e fundit ligjore që mbante peng certifikimin  e rezultatit të zgjedhjeve në rang kombëtar, ishte padia e koalicionit te drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili kërkonte anulimin e zgjedhjeve me argumentin se  me  25 Prill do kishim rezultat krejt ndryshe nëse emigrantëve  nuk do iu mohohej e drejta për të votuar, por gjykata e cilësoi si të pabazuar në prova dhe fakte këtë  argument duke e rrezuar atë.

Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë 140 mandatet  e Kuvendit  te ri, ndërkohë javën e ardhshme pritet që Komisioni Rregullator të certifikojë rezultatin  e zgjedhjeve në rang kombëtar duke mbyllur në këtë mënyrë odisenë e kontestimit te zgjedhjeve parlamentare.

Krahas betejës ligjore të partive që humbën zgjedhjet,  mandatet  mbeten të njëjta, 74 për Partinë Socialiste, 59 për Partinë Demokratike, 4 për LSI dhe 3 PSD-në. Në shtator demokratët dhe LSI pritet të futen në sistem  edhe pse publikisht refuzojnë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

FAX