Një tifoze e Danimarkës, që ndoqi të mërkurën gjysmëfinalen e Euro 2020 në Wembley, pretendon se u sulmua fizikisht nga tifozët e Anglisë, ndërsa u kthye në shtëpi pas ndeshjes.

Jeanette Jorgensen, e cila ka jetuar në Londrën perëndimore për 15 vjet, shkoi me tre kushërinj të ndiqte ndeshjen.

“Kur po largoheshim nga stadiumi pas ndeshjes, njerëzit filluan të bërtisnin gjëra të tilla si: ‘Ju nuk jeni nga këtu’. Ne gjithashtu kishim një flamur danez dhe ata po përpiqeshin të ma hiqnin nga dora. Pastaj ata filluan të më tërheqnin flokët gjithashtu dhe nuk mund të besoja se çfarë po ndodhte. Ishte mjaft e frikshme ”, tha sjo.

Raportime për dhunë ka patur edhe nga persona të tjerë: “Vajzat e mia të moshës 14 dhe 11 vjeçare nuk guxuan të tregonin bluzat dhe kapelet e tyre daneze, sepse u frikësuan nga tifozët anglezë,” tha Sigrun Matthiesen Campbell për faqen daneze DR. “Na pështynë kur hymë në stadium, dhe njerëzit shanin”.

Danimarkës iu caktuan 8,000 bileta, shumica u moren nga mbështetësit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të rregullave të rrepta të karantinës për ata që udhëtojnë nga jashtë.