Qytetarët kanë qenë sot të pranishëm me rradhë të gjata në sheshin Skënderbej. Ata janë shprehur të revoltuar pasi nuk po marrin dozën e dytë të vaksinës kineze pasi u është thënë që nuk ka vaksina të disponueshme për momentin.

Nuk dihet se ku ndodhen dozat e vaksinës Pfizer që mbërriti pak kohë më parë në Rinas. Problematika vijon që prej ditës së djeshme, nuk k pasur vaksina kineze duke bërë që qytetarët të ndihen të shqetësuar, pasi akoma nuk e kanë marrë dozën e dytë.

“Kam tre orë që pres këtu edhe thonë nuk ka, vetëm pas 3 ditësh po erdhën. Mungon vaksina kineze, jemi të shqetësuar që kalon afati. Tani nuk na lejnë të hyjmë as brenda.
Po pres të dytën, të parën e bëra, për të dytën më thanë që nuk ka vetëm pas tre ditësh. Jemi të shqetësuar, se po tallen me ne. Thonë hajde sot e e rrijmë këtu, vetëm na rrejnë”- tha një qytetare për Fax News.

“Kam ardhur në 8 të mëngjesit, shkurt, mbarun zgjedhjet, ka mbaru populli. Ku janë vaksinat?”- u shpreh një tjetër qytetar.