Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në vendin tonë kanë mbërritur edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik.

Rama konfirmoi se ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe se objektivi 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit.

Postimi i plotë:

Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit

#SkaKohëPërPushim

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj covid-19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.FOTO GALERI1/5

Top Channel