Një shtetas shqiptar 23 vjeçar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 1 kilogram kokainë të pastër, që në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se 23-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik, u ndalua nga karabinierët në dalje të autostradës Chiari, në provincën e Brescias.

Në momentin e ndalimit, i riu shqiptar tentoi të fshihte lëndën narkotike në derën e makinës, ndërsa raportohet se kokaina ishte me një pastërti të lartë dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku u sekuestruan doza të tjera kokaine dhe sende për paketim. I riu aktualisht është në burgun e Brescia-s.

Faxweb.al