Në Shqipëri kanë mbërritur dhe 2 avionë të tjerë me 182 persona në bord. Sipas njoftimit të qeverisë një pjesë e tyre janë akomoduar në Qytet Studfenti të tjerët në struktura hotelerie:

Mirëmëngjes! Në orët e para të mbështesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëhëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.