Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat më të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në Shqipëri.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3885 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 1088 qytetarë.

Sa i përket vdekjeve, 12 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, më i riu vetëm 35 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë.

VIKTIMA

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç.

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

TË SHËRUAR

Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika ( 14 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1088
Të shëruar në 24 orë      781
Të shtruar në spitale      531
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3885

Testime totale           414,278
Raste pozitive            93,075
Raste të shëruara      56,764
Raste Aktive               34,756
Humbje jete                1,555

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20366
Fier     2991
Durrës     1782
Elbasan   1403
Shkodër  1531
Vlorë       1804
Lezhë   1150
Korçë      1018
Berat       1031
Gjirokastër 863
Kukës   452
Dibër    365