Në mbledhjen e rradhës së mbajtur nga këshilli bashkiak i Peqinit fokusi u vu në një shqetësim të ngritur nga këshilltari i PSD Besim Çollaku. Çollaku ngriti zërin duke shpalosur sheqësimin e disa banorëve të Peqinit të cilët janë duke u mbifaturuar në faturat e ujit dhe shkak për këtë duket se është bërë rivendosja e matësave të ujit për të disatën herë. Pa asnjë njoftim më herët për këto ndryshime qytetarët janë përballur më fatura dyfish më të larta.

Shqëtësimi i ngritur nga këshilltari Besim Çollaku u mbështet edhe nga anatrët e tjerë të këshillit.

Sekretari i këshillit bashkiak ftoi këshilltarët që zyrtarisht ti përcjellin një shkresë ndërmmarrjes së ujësjellësit se përse po ndodh mbifaturimi.

Edhe pse ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ishte ftuar nga ana e këshillit bashkiak për të dërguar përfaqësues në mbledhje që të shpjegonte arsyet e mbifaturimit askush nuk u paraqit për të dhënë dëtajet. Në përfundim të mbledhjes u dakordësua për të nisur një tjetër shkresë zyrtare për shpjegim mbi këtë situatë e cila prek drejtëpërsëdrejtë qytetarët e Peqinit dhe rëndon në xhepat e tyre.