Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Moisi Duda fitoi ndaj Afërdita Ndoit për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

Dy të përzgjedhurit e tjerë janë Olger Eminaj nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe Vatë Staka nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Ishin gjithsej 234 prokurorë të cilët  morën pjesë në votim nga 243 prokurorë që janë në total në sistem. Për kandidatin e parë 122 votuan për prokurorin Moisi Duda, 106 për Afërdita Ndoin dhe 6 vota rezultuan të pavlefshme.

Edina Kurti, prokuroria Durrës; Edlira Bako, prokuroria Elbasan Elsa Miha, prokuroria Tiranë ; Olger Minaj prokuroria Korçë; Vatë Staka, prokuroria  Shkodër, ishin kandidatët të cilët morën pjesë në garë.