Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka mbledhur sot pas vendimit të Apelit për vulën Kryesinë e tij.

Ai dha një deklaratë për mediat, ku diskutoi qëndrimet që do mbahen për zgjedhjet.

Në mbledhjen e kryesisë Berisha diskutoi mënyrën se si PD do të hyjë në zgjedhje. Shumica e kryesisë janë shprehur për koalicion për zgjedhjet.

Ai tha se: “vendimi  i djeshëm ishte për asgjësim të pluralizmit. Demokratët të dënojnë aktin e turpshëm.

U shfrytëzuan lidhjet Brava-Basha. Jemi më të fortë se kurrë. ”

Një pakicë shprehën dëshirën për kandidat të pavarur.