Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes se qeverisë ku bëri të ditur një seri vendimesh të rëndësishme.

Vendimet kanë të bëjnë me politikat e e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale për kategoritë në nevojë.

Manastirliu tha se me anë të subvencionit, do të bëhet e mundur që kategoritë në nëvojë të punësohen në këto ndërmarrje dhe të paguhen nga shteti me një rrogë minimale, po ashtu edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 3 vitet e arshme.

“Sot qeveria ka miratuar një seri vendimesh të rëndësishme në kuadër të politikave të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale për kategoritë në nevojë dhe zgjerimit të mekanizmave që mundësojnë mbështetje sociale të grupeve të disavantazhaura dhe fuqizimin ekonomik të tyre duke mundësuar integrimin e tyre në tregun e punës duke miratuar një vendim i cili vihen në zbatim të ligjit për ndërmarrjen sociale dhe përcakton format e mbështetjes nëpërmjet subvencionit.

Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjes sociale për vlerën 240 milion lekë për periudhën 2023-25.

Format e mbështetjes nëpërmjet subvencionit do të bëjnë të mundur që individë nga kategoritë e disavantazhuara që janë pjesë e programeve e mbrojtës sociale të mundet të angazhon në ndërmarrje sociale duke mundësuar që shteti të subvencionojë pagën minimale për 3 vite si edhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Një ndër elementet që duhet të plotësojnë ndërmarrjen sociale, është që deri në 50% e të punësuarve duhet të jenë individë që janë pjesë e mbrojtës sociale dhe të daljes nga programi ndihmës ekonomike.

Këto forma të mbështetje që ne jemi duke zbutuar vjen në kuadrin e fuqizimit ekonomik të personave të cilët janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve tona të ndihmës ekonomike”,  u shpreh Manastirliu