Diskutim mbi problematikat sociale.
U zhvillua sot në qytetin e Elbasanit mbledhja e radhës së këshillit vendor të sigurisë publike.
Gjatë kësaj mbledhje tema kryesore e cila u trajtua ishte shpjegimi i qëllimit të këshillit vendor.
Këshilli Vendor i Sigurisë Publike përbëhet nga 29 antarë, ku janë të përfshira 3 pika kryesore: këshilli bashkiak, drejtues nga policia dhe civilet e thjeshtë.
KSVP ka si qëllim kryesor zgjidhjen e problematikave të ndryshme sociale ku mund të përmendim: dhunën në familje, abuzimin me të miturit, fëmijët të cilët vijnë nga familje të varfëra trafiku rrugor, si dhe heshtjen ndaj këtyre problematikave.
Momentalisht KSVP është marrë me gjetjen e problematikave si dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë në terren.
Këshilli vendor i sigurisë gjithashtu bashkpunon me drejtorinë e arsimit ku merren përfshihen problematika si përdorimi i duhanit, alkolit lëndëve narkotike kryesisht nëpër shkolla.
Gjatë kësaj mbledhjeje po ashtu u përgëzuan edhe të rinjtë të cilët janë përfshirë vazhdimisht në aktivitete të ndryshme.