Ishte 25 maj 2020 dhe amerikanët po festonin festën e Ditës Përkujtimore që tradicionalisht shënon fillimin e verës.

Në Minneapolis, Minesota, George Floyd u arrestua jashtë një dyqani nën dyshimin se kishte kaluar një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh.

Sipas BBC, pas një beteje të shkurtër me oficerët e shkaktuar nga refuzimi i tij për të hyrë në një makinë policie, Floyd u mbajt nën peshën e tre policëve për më shumë se nëntë minuta ndërsa një oficer tjetër parandaloi ndërhyrjen e dëshmitarëve.

Floyd u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur një orë më vonë.

Derek Chauvin, oficeri i policisë i cili u gjunjëzua në qafën e Floyd, u dënua për vrasje në 20 Prill 2021 pas një gjykimi që u transmetua drejtpërdrejt. Tre oficerët e tjerë të përfshirë në arrestim do të gjykohen në mars 2022.

Familja e George Floyd do të bashkohet me presidentin amerikan, Joe Biden për një takim privat sot në Shtëpinë e Bardhë. Takimi do të jetë i mbyllur për mediat, në mënyrë që të lehtësojë një “bisedë të vërtetë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ajo shtoi se vajza e Floyd, Gianna, nëna e saj Roxie Ëashington, motra e Floyd, tre vëllezërit dhe nipi i tij do të jenë të pranishëm. Takimi vjen ndërsa Biden kishte caktuar përvjetorin e parë të vdekjes së Floyd si një afat jozyrtar për miratimin e projekt-ligjit, i cili përfshin një numër reformash policore.

Vrasja e George Floyd do të mbahet mend gjatë jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej dy javësh me miliona qytetarë mbushën rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e tij duke sfiduar edhe pandeminë e koronavirusit.