Në këto çaste ka nisur mbledhja e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga partitë politike lidhur me shkeljet e bëra gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidati i Vetëvendosjes.

Deri më tani është konstatohet se janë paraqitur 3 padi nga të tre subjektet zgjedhore, ndërkohë që pritet shqyrtimi i tyre gjatë mbledhjes.

Subjektet zgjedhore, kanë shprehur pretendimet e tyre në lidhje me manipulimin që u është bërë votës së qytetarëve, duke konstatuar se në pamje të videove të siguruara, janë kryer ndërhyrje në fletat e votimit, ku numëruesit e partisë Socialiste kanë shënjuar në këto fleta, duke bërë të mundur ndryshimin e vullnetit të votuesve.

Në mbledhjen e kolegjit Zgjedhor ka mbajtur fjalën e tij, kandidati i pavarur io mbështetur nga Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani, i cili ka paraqitur disa pretendime në bazë të të cilave, vullneti i qytetarëve është ndryshuar dhe shton se disponohen video ku shfaqen persona të cilët shënjojnë në fletat e votimit.

Sipas Merxhanit, vëzhguesit e Vetëvendosjes janë penguar për të kryer punën e tyre, kjo ka ndodhur në raste të përsëritura vazhdimisht.

Merxhani:
–paditesi vendosi te kandidonte si subjekt i pavarur
ne procesin e numerimit ka konstatuar shkelje gjate procesit te numerimit.
-Pasi ka konstatuar me video nderhyrjen ne flete votimi, ka vendosur te terheqe vezhguesit
– nga videot ka konstatuar 3 shkelje
•anetaret e numerimit kane lejuar tjetersimin e votes
•ne video nje numerues ka nderhyre ne fleten e votimit
•numeruesi nderhyn serish ne nje flete votimi
Paditesi i eshte drjetuar KAS me kerkesen per pavlefshmeri te zgjedhjeve.
Por KAS ka rrezuar kte kerkese dhe kerkesen per prova shtese.
I kemi bere 2 kerkesa KAS
•Per hetim te thelle.
•Akti i miratimit te numeruesve dhe komisionereve.
Te dyja keto kerkesa jane refuzuar.
Kerkon shpalljen e pavlefshmerise per 7 KAZAZ per qarkun e Gjirokastres.