Home AKTUALITET Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një 34 vjeçar në Shkodër (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një 34 vjeçar në Shkodër (EMRI)

10

Fatjon Guri është arrestuar ditën e sotme në Shkodër nga Forcat Shqiponja, pasi qarkullonte me armë zjarri në qytet.

34 vjeçari, banues në Bleran të Shkodrës, është arrestuar në flagrancë në lagjen Liria të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.