Llatja: Kemi arritur synimet
Është zhvilluar mbledhja e fundvitit e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike në Bashkinë e Elbasanit. Në këtë takim I cili u drejtua nga kryebashkiaku I Elbasanit Gledian Llatja u bë një përmbledhje e disa prej pikave më të rëndësishme të zbatuara gjatë një viti.
Kryetari I Bashkisë tha se përgjatë një viti bashkia e Elbasanit ka hasur në shumë vështirësi por që në thelb pjesa më e madhe e synemeve të vendosura u arrit. Llatja permendi edhe disa nga risitë e vitit 2021 për bashkinë e Elbasanit.
Edhe të pranishmit në kët aktivitet prezantuan disa nga arritjet dhe detyrat që institucionet që ata përfaqësonin plotësuan gjatë 2021./Egnatia news