Këtë të enjte do të mb ahet seanca plenare e radhës në Kuven, e cilado të nisë në orën 10:00. Mësohet do të nisë me diskutime mes maxhorancës dhe opozitës, për të vijuar më pas me miratime të projektligjeve.

Në rendin e ditës është parashikuar dhe një seancë pyetje-përgjigje nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kërkuar nga deputetja e demokrate, Ina Zhupa.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022.

2. Njoftime.

3. Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa.

4. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave

5. Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.

6. Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.

7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.

8. Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

9. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”.

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës