“Së pari po bëni krahasime të pakrahasueshme, Kuvendi i “Lul bravës”, u thirr kundër statutit, një kryesi e cila është e instaluar në dhunim flagrant të ligjit të partisë e cila kërkon që fjalë pakët e partisë të zgjidhen në votë të fshehtë nga këshilli kombëtar me dy kandidatura alternativë. Ata që kanë integritet si politikanë dhe si njerëz që janë brenda ligjit japi menjëherë dorëheqjen nga ajo kryesi. Por tani kryesia është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Çfarë kishte anti-Kuvendi i 18 dhjetorit ju e dini që ishte një anti-miting sic bëri në vitin 1990 Rami Alia kundër meje. Ramizi kishte mbledhur ca njerëz aty ekstremistë të majtë, enverist të thekur dhe mendoi se në këtë mënyrë do të mposhte uraganin e PD-së në vitet 90’. Kush ishin në Kuvendin e 18 dhjetorit a i patë delegatët ju? 5004 delegatë ishin një imagjinatë e sëmurë në një sallë ku një nga gazetarët numëroi karriget 1958 karrige, tregoi edhe hollet ku mund të ishin edhe 200 persona të tjerë. Ai ishte anti-Kuvend që nuk kishte asgjë ishte mbushur me familjarë”, tha Berisha.