Mbrojtësi i kombëtares portugeze, Ruben Diaz, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para sfidë së sotme me Gjermaninë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë ku përballë do të kemi një skuadër të mirë dhe të fortë, një nga më të mirat në Europian. Një kategori që na përfshin edhe ne. E dimë që edhe pse kemi bërë një start të mirë, na duhet të bëjmë edhe një fitore për ta siguruar kualifikimin. Të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të kuptojmë që sfida me gjermanët do të jetë shumë ndryshe nga ajo me Hungarinë”, tha mbrojtësi i Mançester Sitit që këtë herë si kundërshtar do të ketë edhe shokun e tij të skuadrës, Ikai Gyndoan.

“Kemi folur për ndeshjen dhe pse nuk kemi hyrë në detaje. I uruam njëri-tjetrit fat dhe tani do të takohemi në fushë. Ai ishte shumë i heshtur, ashtu si unë. Emocionet e sfidës kanë nisur të ndihen te të dy, kjo për vetë faktin se është një ndeshje që peshon shumë si për ne dhe për gjermanët.


panorama al