Boksieri Florian Marku mori një tjetër fitore fantastike mbrëmjen e djeshme. Ai mundi francezin Jorick Luisettos, duke e mbrojtur titullin si kampion bote në kategorinë IBF.
Kompioni shqiptar ishte dominues thuajse në të gjitha raundet këtë e vërteton edhe tabela me rezultatin e pikëve për secilin raund, ku Marku ka fituar me 80 pikë, ndërsa boksieri francez 74.
Pak pas ndeshjes, Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se u mundua që në raundin e parë për “Knockout” por që nuk u bë e mundur.
Më tej Marku thekson se për këtë vit kjo ishte ndeshja e fundit për të, pasi do t’i përkushtohet familjes, për tu rikthyer sërish vitin e ardhshëm .
Deklarata e Markut:
FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE . Faleminderit te gjith ju qe ishit sot prezent Edhe te gjith qe mkeni ndjek Live neper jam munduar prej raundit tpar per Knockout Por nuk erdhi. Renci ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familien, dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medhaja.Ju falenderoj nga zemra te gjithve per perkrahjen