Si pasojë e ezaurimit të kapacieteteve në katër spitalet Covid në Tiranë, prej ditës së sotme do të hapen dy spitalet rajonale në Shkodër dhe në Durrës.

Lajmin e bëri të ditur në Kuvend ministrja Ogerta Manastirliu, e cila tha se mosha e pacientëve që kërkojnë kujdes spitalor është ulur ndjeshëm.

Po ashtu ministrja tha se në vendin tonë do të mbërrijnë sot rreth 7 mijë doza të vaksinës Pfizer, që sipas saj garanton vijimin e procesit.

Manastirliu: Roli i mjekut të familjes është kyç. Pandemia ka sjellë situatë shqetësuese mbi problematika t e shëndetit mendor. Çdo qytetar ka në dispozivion linjën e këshillimit falas. Janë mbështetur 2400 qytetarë.

Nuk e di se nga mund tu burojë frymëzimi disave për të ushqyer iuluzuionin se pandemia ka ikur, jo ska ikur është këtu. Do vazhdojmë të shtojmë testet dhe sdo të ndalemi në asnjë moment hnë objektivin tonë. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer.

Askujt sdo ti mungojë trajtimi në spitale. Kemi arritur mbi 500 të shtruar në spitale covid, rastet janë të rënda dhe te moshat e reja dhe kanë pësuar rritje kemi rritje të pacientëve në reanimacion.

Duke filluar nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale duke filluar me SHkodrën dhe Durrësin, më pas nëse do jetë nevoja do fillojmë me spitalet e tjera.

Vijnë 7020 doza të tjera të vaksinës nga Pfizer. Është i natyrshëm mosbesimi, është normal ankthi por duhet të jete i natyrshëm miërkuptimi i qytetarëve sepse, po operojmë në një krizë globale. Premtimet çudibërse të që nuk kanë asgjë në dorë, pasi COVID nuk po e mposhtin shtetet më të fuqishme të botë e dhe që besojnë se vaksinat do t’i sigurojnë në mbledhjet simotra, nuk janë zgjidhje.

Zgjidhjen do ta gjejmë bashkë teksa zbatimi i masave dhe protokolleve për ballë në virusi që ka treguar se di ti bëjë bisht shkencës. Deri kur plani i vaksinimit të jetë zbatuar plotësisht, arma jonë përmes maksës, distancimit dhe higjienës është arma e tolerancës dhe solidaritetit me njëri-tjetrin.

Fax news