Emigrimi dhe lëvizjet demografike mbyllin shkollat në fshatra
Nga 66 shkolla që ka bashkia e Elbasanit këtë vit nuk do ti hapin dyert 4 prej tyre. Për shkak të largimit të nxënësve mbyllen shkollat e fshatit Shmil dhe Preçaj ndërsa nxënësit e shkollës së Gracenit dhe të Kryezjarrit përkatësisht 6 nxënës të shkollës së Gracenit dhe 3 nxënës të Kryezjarrit do të transferohen në shkollat më të afërta. Drejtoresha e ZVA Elbasan Anila Çota shprehet arsye për mbylljen e shkollave mbetet largimi i banorëve nga këto fshatra.
Por çfarë do të ndodhë më mësuesit të cilët jepnin mësim në këto shkolla?
Situata paraqitet më positive sa I takon regjistrimeve në klasat e para ku nga 1407 nxënës të planifikuar për tu regjistruar tashmë e kanë mbaruar këtë proçes 1253 .
Prej një jave tashmë në vendin tonë ka filluar mësimi për orët plotësuese ku sipas të dhënave nga ZVA Elbasan ka një frekuentueshmëri prej 70% .