Gjykata e Elbasanit ka ndaluar aktivitetin e saj, pasi 4 gjyqtarë dhe 3 sekretare kanë rezultuar pozitive pas tamponit të kryer. Të infektuarit janë vetëkarantinuar në shtëpi për të marrë trajtim shëndetsor.

Ritmet e përhapjes së infektimeve me koronavirus kanë ardhur në rritje në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë Ministria e Shëndetsisë apelon për respektimin e masave në mënyrë që të shmanget një infektim në masë gjë që do ta çojë vendin drejt një mbyllje totale.

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria rregjistroi 795 raste të reja dhe 17 viktima.