Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak në Gramsh. Në këshill kryeson Partia Socialiste me 20.74 % të votave, ose 6 mandate.
E dyta renditet Partia e Gjelbër e cila ka marrë 14.45 % të votave ose 4 mandate. I treti renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 8.01 % të votave ose 2 mandate dhe PRDSh me 7.77 % të votave ose 2 mandate.
Sakaq, PD e Alibeajt, PR, PLL, PSD, BD, AAK, ADS kanë marrë nga 1 mandat secila.

Gjithashtu, procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe për Këshillin Bashkiak në Maliq. Rezultatet përfundimtare paraqiten si më poshtë :
PS: 20 mandatePS
BF: 6 mandate
PD: 2 mandate
PSD: 2 mandate
Partia e Gjelbër: 1 mandat
