Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk deklaroi këtë të shtunë se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

“Kjo pjesë e operacionit humanitar Mariupol ka përfunduar”, tha Vereshchuk.

Qyteti port jugor i rrethuar në Ukrainë është shënjestruar nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Janë bërë disa përpjekje për korridor humanitar gjatë dy javëve të fundit, por gjatë ditëve të fundit zyrtarët ukrainas kanë raportuar përparim në evakuimin