Është mbyllur pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Bullgari që po luhet në “Air Albania”. Kuqezinjtë arritën të shënonin me Qazim Laçin pas një aksioni të bukur. Me avantazhin 1-0 të Shqipërisë, ekipet shkuan në dhomat e zhveshjeve.
Kombëtarja shqiptare dominoi jo vetëm në rezultat por edhe në lojë. Kuqezinjtë ishin më kërkues, duke rrezikuar disa herë portën bullgare.
