Duke nisur nga dita e nesërme nis zbatimi i hartës së re gjyqëore. Ndërkohë do të ketë vetëm një gjykatë Apeli, e përqëndruar në Tiranë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri ka folur për mediat pas mbylljes së gjykatës së Apelit në Shkodër.

Ai ka thënë se problematikat do reflektohen në xhepat e qytetarëve që kanë probleme me ligjin teksa do të ketë edhe një fluks sa i takon dosjeve.

Reagimi tani do jetë në instanca të larta. Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Proçeset do gjykohen në gjykatën e apelit Tiranë. Tani njerëzit e kanë kuptuar se lufta jonë kishte një kuptim.

Do mësohemi sepse do vazhdojë puna njësojë, tarifat do rriten. Problematikat do reflektohen në xhepat e qytetarëve që kanë probleme me ligjin.

2100 dosje mund të gjykoheshin për 1 vit në Shkodër, tani nuk dihet kur do gjykohen.

Kanë qenë 24 punonjës të administratës, do mbesin vetëm 3. Nuk dihet fati i të tjerëve në gjykatën e apelit Shkodër. Mbetet për tu parë në vazhdim. Me ndërtesën e ndërtuar në vitet e fundit nuk dihet çfarë do të bëhet. Shpresojmë të mos mbesë si shtëpia e mushkajës, siç ka qenë më parë“- ka thënë ai.