Një urdhër i qershorit të këtij viti që planifikon mbylljen e spitalit të Tepelenës ka nxitur reagim të mjekëve të këtij qyteti.
Përmes një kërkese drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, mjekët shprehin kundërshtinë e tyre për këtë vendim i cili pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2024.
Ata argumentojnë pse ky spital do duhet të vijojë të jetë hapur. Për momentin s’ka më tepër informacion rreth argumenteve të qeverisë për mbylljen e spitalit.
Kujtojmë që vitet e fundit janë larguar apo shkrirë shumë institucione të tjera nga qarku Gjirokastër. Institucioni i fundit në radhë ishte Gjykata e Apelit.
Më poshtë kërkesa e mjekëve të Tepelenës.