Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun. Peshkarexha “Sirena Blu” kishte në bord katër persona.

Kjo peshkarexhë e Himarës ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa anija është mbytur në afërsi të gjirit te Gramës. /abcnews.al