Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar banorët e Lezhës. Prej disa ditësh tashmë, banorët ankohen se një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del në orët e vona të natës me armë zjarri në dorë.

E reja shëtit me armën e ftohtë duke e lëvizur sa lart e poshtë, në një prej lagjeve të Lezhës.

Vajza ‘maskohet’ me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë. Pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.

Fatmirësisht në rrugë nuk ndodheshin njerëz të tjerë, ndërsa pamjet janë tejet shqetësuese për banorët e zonës.