Policia britanike ka vënë në pranga një 25 vjeçar shqiptar i cili është kapur brenda një shtëpie bari.
Mediat bëjnë me dije se i arrestuari është 25 vjeçari Elton Haizi. I riu në momentin që është përballur me efektivët anglezë ai u përpoq të justifikohet se ishte i detyruar prej njerëzve të tjerë që të punonte në fabrikën e kanabisit.
Por oficerët e policisë së Dyfed-Poëys dhe Njësia e Komunikimeve Dixhitale dhe Krimit Kibernetik i vërtetoi të kundërtën se ai ishte i lidhur me një grup krimit të organizuar që drejtonte kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte ndërtuar në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, ka theksuar një nga oficerët anglezë pas bastisjes, shkruajnë mediat britanike.
25 vjeçari Haizi u justifikua se e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit por pasi hetuesit e krimit kibernetik rikuperuan telefonin e tij celular, faktet tregonin të kundërtën. /abcnews.al