Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të fuqishme në Tiranë javën e ardhshme. Ky do të jetë tubimi i parë i demokratëve në këtë vit të ri dhe vjen pas atij të 6 dhjetorit 2022, kur Berisha u qëllua me grusht nga Gert Shehu.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari aktual i PD lajmëroi se të enjten e 2 shkurtit e gjithë Shqipëria do të derdhet në Tiranë, për atë që ai paralajmëroi se do të jetë protesta më e fuqishme që vendi ka njohur.
“Është Parlamenti i turpit në historinë e vendit. Është Paelamenti i turpit në historinë e vendit. Ndaj do ketë një veprimtari intensive, e garantoj që beteja do zhvillohet në çdo skaj të Tiranës, në çdo sallë, në çdo institucion.
Të enjten do të jem në përgatitje të revoltës së fuqishme, të protestës më të fuqishme që Shqipëria ka njohur. Tirana do derdhet e tëra në rrugë, Shqipëria do marshojë drejt Tiranë. Kjo është veprimtaria e Sali Berishës”, u shpreh kryetari i PD.