Situata me koronavirusin paraqitet mjaft problematike në Greqi, me spitalet që janë plotë si edhe rastet, të cilat po thyejnë rekord nga dita në ditë. Mediat greke raportojn se autoritetet presin të kapin rekordin prej 10 000 rastesh pozitive në ditë brenda kësaj jave, ndërsa situata mbetet shume e rrezikshme pasi para janë festat e fundivitit, ku kontaktet mes qytetarëve jane edhe më të shumta.
Duke folur për “Skai”, shefja e Shoqatës së Mjekëve për Pireun Matina Pagoni tha se kjo javë do të jetë vendimtare për situatën me koronavirusin në vend.
“Nga të dhënat që kemi, duket se do të kapim shifrën e 10 mijë të prekurve në ditë brenda kësaj jave”, tha ajo.
Në lidhje me pyetjen nëse grekët duhet të festojnë Krishtlindjet ajo tha: “Çfarë Krishtlindjesh? A janë portugezët apo italianët më të zgjuar se ne? Duhet të mbrojmë secili familjen tonë. Nuk mund ta pranoj këtë situatë. Kjo do të na ndodhë deri sa të shkojmë në nivelin e vaksinimit kombëtar 80%”, tha ajo duke shtuar se më e keqja nuk ka ardhur ende. /abcnews.al