Skuadra franceze, Paris Saint-Germain i ka vendosur Neymar një ultimatum për të nënshkruar zgjatjen e kontratës së tij brenda dy javësh pasi kanë frikë se ai mund të kthehet në Barcelonë.

Kontrata e yllit brazilian skadon në verën e vitit 2022 dhe PSG paraqiti një ofertë rinovimi për 29-vjeçarin disa kohë më parë.

Kontrata mbetet e panënshkruar dhe me afrimin e fundit të sezonit dhe ekipi i Mauricio Pochettino përballet me një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Manchester City, PSG dëshiron ta sigrojë qëndrimin e Neymar në skuadër.

Faxweb.al