Edhe pse mbajti postin e kryetares së bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira duket se veçse shfrytëzoi detyrën për përfitime vetjake nuk bëri asgjë tjetër për banorët të cilët çdo ditë paguan taksat dhe në fund nuk morën asnjë shërbim. Qëndroi disa vite në krye të bashkisë së Prrenjasit  por nuk solli asnjë investim,nuk bëri asnjë investim nga ata që pati premtuar gjatë fushatës për kryetar bashkie , përkundrazi shpërdoroi detyrën dhe sot ka një dosje të hapur hetimi ndaj saj në SPAK me motivacionin shpërdorim detyre. Teksa prej vitesh ka qënë në qëndër të kritikave për abuzim me besimin e qytetarëve që e votuan kjo nuk e pengoi LSI ta kandidonte për deputete për qarkun e Elbasanit! Por çfarë ndodhi menjëherë pas fillimit zyrtarisht të fushatës ? Teksa u mundua të dilte përballë qytetarëve të Prrenjasit  për të rikërkuar që ti besojnë votën për deputete , Miranda Rira u përball me një injorim nga të gjithë ata që  dikur e votuan si kryebashkiake. Takimet e saj elektorale në bashkinë e Prrenjasit janë bojkotuar nga qytetarët e ndershëm  që tashmë e njohin këtë grua. Me paturpësinë më të madhe ajo pranon të kandidojë si deputete kur qytetarët e Prrenjasit e njohin dhe janë dëshmitarë të dështimit të saj si politikane e drejtuese. Ata tashme e kanë provuar dhe vuajtur në kurrizin e tyre se çfarë mund të bëjë Miranda Rira për Prrenjasin dhe përmes bojkotimit të takimeve të saj përgjigja është e qartë: Qytetarët e Prrenjasit nuk duan të vidhen më nga një grua që po hetohet nga SPAK.