Nga:Aranita Brahaj

“Më jep e të jap” – thotë një fjalë e bukur popullore në #shqip dhe në #turqisht ….
Përtej dashurisë së madhe mes vëllezërve dhe motrave, edhe Shteti ynë bujarinë për Turqit nuk e ka të vogël. Pak orë para se të zbriste në Rinas Erdogani i madh, nga Thesari i Shtetit tek llogaria e një biznesi turk kaluan plot 664 milion lekë të reja.
Ky është transaksioni i parë për kontratën më të madhe që ka lidhur në vitin 2021 Shteti, Kontraktimi më i madh me 17 miliard lekë (pa TVSH) ju caktua një kosorciumi Turk për Tunelin e Llogarasë.
Kushedi kur do ketë shanse shteti të bëj tender tjetër me këtë lloj vlere e kushedi pse logo te nje kompani vendesa shohim ne kantiere
Madje ky tender nuk u finalizua herën e parë, kur një kompani shqiptare ishte shumë pranë fitores, por u anullua duke i rishpallur dhe fituar nga Turqit.
Po njësoj vëllai i madh e di që jo pak GDP nga biznese Turke në Shqipëri i shkon vendit dhe kapitalizmit Turk, GDP që lidhet me Banka, Nëntokë, Industri e Rëndë, Edukim e cdo lloj industrie a sherbimi etj origjina=Turqi jo pak qytetar turq janë punësuar në Shqipëri, e për më shumë ka zëra që edhe spitali dhuratë, më shumë se një dhuratë e çiltër është një ndihmë për industrialist dhe stafe turke në zonën ku u ndërtua.
Prandaj o vëllai i madh “Lum si ti që na e ke” se ne edhe japim edhe nderojmë e të bëjmë më të mirë se veten !!!!