Mbi 200 gramë kokainë dhe 40 mijë euro cash u sekuestruan nga Policia e Shtetit pas kontrollit brenda një shtëpie në lagjen Valmaura të Triestes. Ajo që i vuri në dyshim efektivët ishte niveli i jetesës së 22-vjeçarit shqiptar pa leje qëndrimi, dukshëm më i lartë se aktiviteti i tij i punës.
Kështu, aktiviteti i kontrollit ka çuar në zbulimin e parave brenda një qese parash, ndërsa në pjesë të tjera të banesës u gjetën një copë kokainë rreth 212 gramë, 8 paketime të vogla të së njëjtës lëndë, 4 tableta ekstazi, 2 peshore elektronike dhe celular.Gjatë kontrollit në makinën e të riut u gjetën edhe 200 euro të tjera cash. Më pas shqiptari u arrestua për posedim me qëllim shpërndarje droge.